Luiz Ejlli konfirmon shtatzëninë e Kiara Titos?! (Foto)

Prej kohësh në rrjet po përflitet për një shtatzëni të mundshme të moderatores Kiara Tito.

E si mos të mjaftonte, Luiz Ejlli i ka hedhur “benzinë zjarit” me një postim të fundit.

Rrahjet më të ëmbla në botë!”, shkruan Luizi, në foton ku shihet teksa i përkëdhel barkun që supozohet të jetë i Kiarës.

Luizi e shprehu hapur dëshirën për të qenë baba vetëm pak ditë më parë.