Policia arrestoi ditën e sotme këngëtaren e njohur Enca pasi 27-vjeçarja akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike.
Pas kontrollit në banesën e saj, policia ka gjetur në ballkon 5 vazo të mëdha të mbjella me kanabis. Gjithashtu bëhet e ditur se edhe i dashuri i saj është arrestuar.
Burime për AlbEu bëjnë me dije se ka qenë një person nga rrethi i saj që e ka spiunuar në polici, pasi ajo organizon shumë festa private në banesë.
Nga ana tjetër në Shqipëri kultivimi i bimëve, që shërbejnë ose dihet se shërbejnë për prodhimin dhe nxjerrjen e lëndëve narkotike dhe psikotrope, pa leje dhe autorizim sipas ligjit, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet.
Kjo vepër kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet.
Kujtojmë se në dëshminë e saj, këngëtarja ka treguar se është përdoruese dhe se i ka mbjellë për përdorim vetjak.