Jeta e Feros ka qenë kryetemë e mediave online kohët e fundit për shkak të ngjarjeve të shumta e të bujshme që kanë ndodhur.
Fillimisht nisi të qarkullojë lajmi i divorcit mes tij dhe modeles Arbenita Ismajli, për shkak se kjo e fundit e akuzoi Feron për ushtrim dhune ndaj saj.
Më pas, Fero bëri me dije se do të heqë dorë përfundimisht nga muzika, si rrjedhojë e predikimit të fesë islame.
Nëpër intervista të ndryshme ai është shprehur se ka patur një jetë të shthurur, ndërsa tashmë ka arritur të gjejë paqe në islam.
Mirëpo ajo çka ka tërhequr vëmendje së fundmi është një postim në InstaStory, ku Fero deklaron se ka ndryshuar emër.
“Khattab është emri im i ri”, – shkruan ai në Instagram.
Khattab është një emër mysliman në gjuhën arabe, i cili do të thotë orator, apo folës.