Stresi vazhdon të jetë shumë i komentuar sa i përket jetës private.
Një fotografi e tij me një vajzë dhe mbishkrimi i tij se “kjo ishte nata më speciale ndër vite”, bëri që të aludohet për lidhjen e re të dashurisë madje u publikuan edhe fotografi dhe identiteti i vajzës.
Pasi e mohoi fillimisht se vajza në fjalë është e dashura e tij, Stresi ka reaguar sërish dhe kësaj radhe më i ashpër.
Reperi betohet se me vajzën nuk ka asgjë përveçse bashkëpunim për një projekt muzikor.
“Para se te gjykosh jeten time apo karakterin tim, vish kepucet e mia, ec rrugve ku kam ecur une, jeto dhimbjet, dyshimet, te qeshurat e mia, jeto vitet qe kam jetuar une deri tani, rrezohu atje ku jam rrezuar, dhe ringrihu ashtu si une…. te isha ne lidhje do e pranoja por edhe s’kam pse ju jap shpjegim por e kam detyrim te madh ndaj vajzes qe po i shkatrroni shume gjera ne te ardhmen… ajo foto ishte shaka qe doli ndryshe sepse jo te gjithe jemi njesoj dhe media e interpreton sic do vet. Vajza eshte pjese e nje projekti muzikor ju betohem… por po ja u bej me te lehte punen. JAM SINGEL Bej Jeten Time Sic Ma Do Qefi Mu Jetoj Si Me Qen Dita E fundit”, tha ai.