Fero po vazhdon të ketë vëmendje shumë të madhe që nga dita kur konfirmoi se zyrtarisht po largohet nga muzika.
Ai tha se arsyeja është përkushtimi ndaj fesë islame duke iu kërkuar edhe fansave të tij që të fshijnë këngët dhe të mos i dëgjojnë.
Që nga atëherë, çdo postim i tij në rrjetet sociale lidhet me religjionin, por një i fundit habiti të gjithë.
Fero në mëngjes ka publikuar një fotografi të një shprehje nga dijetari i ndjerë musliman me origjinë shqiptare, Shaykh Al Albani që thotë:
“Nuk është e lejuar për një grua që t’ia ndalojë burrit të saj marrjen e një gruaje të dytë”.
Kjo ka ngjallur dyshime nëse Fero po e mendon për vete një gjë të tillë.