Shkalla e lindjeve në SHBA ka qenë nën nivelet minimale të qëndrueshme për afërsisht 50 vjet, ndaj Elon Musk duket i gatshëm të japë kontributin e tij në këtë fushë.
Në rast se nuk e dini, ai është baba i 11 fëmijëve, njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë.
Nevada Alexander
Pas martesës në janar të vitit 2000, Musk dhe autorja kanadeze Justine Wilson sollën në jetë djalin Nevada Alexander Musk në vitin 2002. Nevada ndërroi jetë nga sindroma e vdekjes së papritur të foshnjave, 10 javë pas lindjes.
Griffin dhe Xaiver
Pasi humbën fëmijën e parë, Musk dhe Wilson iu drejtuan procedurave in-vitro për të rritur familjen e tyre. Ajo lindi djemtë binjakë Griffin dhe Xavier Musk.
Xavier ka nisur prej kohësh një proces tranzicioni për të ndryshuar gjininë. Vajza transgjinore e Elon Musk ka paraqitur më parë një kërkesë për të ndryshuar emrin e saj në përputhje me identitetin gjinor dhe sepse “nuk dëshiron të jetë e lidhur me babain biologjik në asnjë mënyrë, trajtë apo formë”. Ajo identifikohet si Vivian Jenna Wilson.
Kai, Saxon dhe Damian
Ish-çifti përdori gjithashtu fertilizimin in-vitro për të sjellë në jetë djemtë trinjakë Kai, Saxon dhe Damian në janar të vitit 2006.
X AE A-XII, Exa Dark Sideræl dhe Techno Mechanicus
Pas dy martesave (që përfunduan në divorc) me yllin e “Westworld” Talulah Riley dhe një lidhje të shkurtër me aktoren Amber Heard, Musk filloi të dilte me këngëtaren Grimes në maj 2018. Ajo lindi djalin e tyre, X AE A-XII, në maj 2020.
Grimes zbuloi më vonë se ajo dhe themeluesi i SpaceX kishin sjellë në jetë vajzën e tij të parë, Exa Dark Sideræl, nëpërmjet një nëne surrogate në dhjetor 2021. Emri shkurt i bebushes është Y.
Së fundmi, u zbulua se Musk është prind i një fëmije të tretë me Grimes, të quajtur Techno Mechanicus, sipas një komenti që “The New York Times” i ka bërë librit biografik që ish-CEO i Twitter do të publikojë.
Binjakët misteriozë
Në korrik 2022, u zbulua se Elon Musk është baba i binjakëve me Shivon Zilis, drejtoreshë në kompaninë e tij, Neuralink. Ata lindën disa javë para se Musk dhe Grimes të bëheshin prindër të një fëmije të dytë.