Ditën e sotme, Luiz Ejlli i habiti të gjithë për një veprim të papritur që bëri në rrjetin social, Instagram.
Ai vendosi të hiqte nga lista e ndjekësve çiftin e njohur, Arbana dhe Eduart. Veprimi i tij i çuditi të gjithë pasi ai ka patur raporte mjaft të mira me moderatoren dhe regjisorin.
Mirëpo si mos të mjaftonte kjo, ai ka bërë edhe një “kërcënim” për Efi Dhedhes, ish banoren e BBV, me të cilën në fillim të reality show-t kishte raporte mjaft të mira, por që përshkallëzoi më vonë.
“Motrën të ma kesh merak më shumë“, i shkroi një ndjekëse pasi lajmi që Luizi hoqi moderatoren nga Instagrami u bë viral.
“Do i vijë koha edhe diplomacisë“, ia ktheu këngëtari, referuar Efit.
Nuk dihet se çfarë qëllimi ka Luizi, por duket se e ka një plan të mirëmenduar.