Aktori i njohur Genc Fuga e ka kaluar momentin e vështirë shëndetësor të pak kohëve më parë, ndërsa është parë shumë i lumtur sot duke shoqëruar vajzat e tij në ditën e parë të shkollës.
Kujtojmë që Fuga iu nënshtrua një operacioni mjaft delikat para kohë më parë, pasi goditja që pësoi në tru po i rrezikonte jetën.
Ishte bashkëshortja e tij Enirieta Fuga e cila kërkoi ndihmën e shqiptarëve për të kryer operacionin që kushtonte19 mijë euro.
Por mesa duket gjithçka e keqe është lënë pas dhe aktori po vijon i qetë dhe i lumtur jetën pranë familjes së tij.