Pak më parë, Luiz Ejlli u shpreh në një koment me një ndjekëse të tij se rradhën për të hequr nga lista e ndjekësve pas asaj të Arbanës e ka Efi Dhedhes.
E kësaj deklarate “kërcënuese”, i ka reaguar vetë Efi.
Ajo duket se e ka paraprirë Luizin, duke e hequr ajo e para nga ndjekësit në Instagram, ndërsa këngëtari e ndjek ende.
Më pas, ajo ka postuar edhe një video ku shprehet e lodhur nga situatat me BBV.
Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, Luizi hoqi nga ndjekësit në Instagram mikeshën e ngushtë të Efit, Mikela Pupën.
Më pas ai hoqi edhe Krist Aliajn, ndërsa sot Arbanën dhe Eduartin.