Luiz Ejlli vazhdon të ngrejë pikëpyetje tek ndjekësit me veprimet e tij.
Pak ditë më parë, këngëtari hoqi nga lista e ndjekësve Krist Aliajn dhe më pas Mikela Pupën.
Ndërsa sot, ai ka bërë të njëjtën gjë për Arbana Osmanin dhe partnerin e saj, Eduart Grishaj.
Luizi nuk e ndjek më çiftin në Instagram, duke lënë të kuptohet se ka hatërmbetje mes tyre, lidhur me eksperiencën e tij në BBV.
Nuk dihet se çfarë po ndodh me të vërtetë, por duket se Luizi ka filluar të “hakmerret” ndaj çdo ish-banori të mundshëm, përfshirë këtu edhe pjesëtar të produksionit.