Çiftet duhet të tregohen vigjilent për të mbrojtur ndjenjat e tyre të dashurisë nga zbehja, si pasojë e presionit që vjen nga jeta e përditshme dhe rutina.
Të ndihesh jo-rehat me partnerin mund të të çojë drejt mendimeve toksike dhe të reduktojë gëzimin që merr nga marrëdhënia.
Po cilat janë tre arsyet madhore që bëjnë që njëri nga partnerët të ndalojë së dashuri tjetrin?
1. Nuk ndihen më të vlerësuar, të respektuar apo të vlefshëm për partnerin e tyre
Në fillim të lidhjes, duke qenë se pasioni është i madh dhe dashuron pa kushte, ndodh që të anashkalosh shumë gjëra. Kur kjo fazë e lidhjes kalon zakonisht ndodh që njëri nga partnerët ta marrë tjetrin për të mirëqënë. Pra, harron të vlerësojë gjestet e vogla, të bëjë komplimente si dikur, përkëdhelje dhe sjellje të mira që tregojnë dashuri dhe vëmendje. Mungesa e gjithë këtyre e ftoh raportin dhe bën që njëri prej jush të ndihet e lënë pas dore. Kur çiftet nuk janë më të ndjeshëm dhe mbështetës ndaj njëri-tjetrit, lidhja mbushet me energji negative dhe rrjedhimisht dashuria shuhet.
2. Keq-menaxhimi i mendimeve toksike
Kur je në një lidhje të gjatë, partnerët ekspozojnë tek njëri-tjetri edhe anën e tyre më të ndjeshme, më të dobët dhe pranojnë kritika nga pala tjetër. Ndonjëherë ndodh që kjo ndjeshmëri të bën të ndihesh jo komodë dhe si mekanizëm mbrojtës, partneri që është ndjerë i kritikuar apo i fyer ka gjasa të zhvilloojë mendime toksike ndaj partnerit tjetër. Mund të fillosh të ekzagjerosh veprimet apo fjalët e tij/saj dhe të shqetësohesh për gjëra që në fakt ndodhin vetëm në mendjen tënde. Kjo, nëse vazhdon për një kohë të gjatë dhe nuk menaxhohet siç duhet, çon në mosfunksionimin e lidhjes dhe reduktimin e dashurisë.
3. Papërputhshmëria
Studimet kanë treguar se çiftet me sjellje, vlera dhe background-e të ngjashme kanë më shumë gjasa të kënaqen më shumë me shoqërinë e njëri-tjetrit dhe më pak gjasa të ndahen. Sa më shumë të njohin partnerin dhe të zbulojnë se cilat janë prioritetet, stili i jetës, etj, etj aq më shumë forcohet lidhje. Nga ana tjetër, kur sheh që nuk je në një linjë me partnerin përsa i përket stilit të jetës, vlerave apo prioriteteve dekurajohesh për një të ardhme bashkë.
Burimi: Psychology Today