Fituesi i Big Brother Vip, Luiz Ejlli është një nga personazhet më të ndjekur dhe më të pëlqyer për momentin në rrjetet sociale, pas famës që mori gjatë qëndrimit në spektakël.
Shumë fansa të tij kanë hapur fanpage në Instagram për të mbështetur këngëtarin në periudhën kur ishte pjesë e BBV dhe pas përfundimit të spektaklit.
Mirëpo mbyllja e një fanpage në Instagram me emrin e këngëtarit, e ka revoltuar atë duke u “detyruar” të bëjë një reagim në InstaStory.
Teksa përdori shprehjen e At Zef Pllumit, “Ne nuk e duam njëri tjetrin, kemi mllef, lakmi dhe xhelozi për njëri-tjetrin”, Luiz Ejlli u shpreh se kjo është arsyeja pse shqiptarët nuk ecin përpara.