Mbrëmjen e djeshme u transmetua puntata e parë live e Prime-t të programit të dashurisë “Love Island”, në moderimin e prezantueses Luana Vjollca.
Sakaq, u prezantuan edhe dy opinionistët e përzgjedhur të cilët do të jenë përgjatë çdo puntate live, Olti Curri dhe Dalina Buzi.
Mirëpo, kjo e fundit duket se kishte një pakënaqësi.
Karrigia e xhamit në të cilën qëndroi ulur për plot 3 orë ishte e parehatshme për Dalinën aq sa ajo e përmendi disa herë gjatë programit, madje gjatë kohës së publicitetit kishte kërkuar një jastëk për t’a vendosur në të.
Gjithashtu, me t’u mbyllur programi, Dalina është ngritur nga karrigia duke u shprehur, “shpirti im e di ç’ka hequr”.
Përpos këtij problemi lehtësisht të ndreqshëm, programi i parë live shkoi shumë mirë për Luanën si dhe konkurrentët filluan qysh tani të ngjallin kuriozitet me romancat dhe zënkat e tyre.