Epiqendra e tërmetit ishte e lartë në malet Atlas, me shumë nga viktimat në zona të vështira për t’u arritur në jug të Marrakech.
Numri i njerëzve që kanë vdekur nga tërmeti i Marokut është rritur në 2059 persona me 1404 të plagosur, ka thënë televizioni shtetëror në vend.
Shumë nga viktimat pas tërmetit me magnitudë 6.8 ballë janë në zona të vështira për t’u arritur në jug të Marrakech.Epiqendra ishte e lartë në malet Atlas – rreth 43 milje (70 km) larg nga Marrakech, një destinacion popullor turistik.
Arritja e njerëzve në fshatrat e largëta, ku ndërtesat e vjetra tradicionale mund të kenë më shumë gjasa të shemben, do të jetë një fokus kryesor i përpjekjes së shpëtimit.
Më shumë se 300,000 njerëz në Marrakech dhe rrethinat e tij janë prekur, sipas Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare.
Maroku ka shpallur tre ditë zie kombëtare dhe flamujt do të jenë në gjysmështizë.
Numri i të vdekurve mund të rritet në mijëra, thanë ekspertët për Sky News.