Mbrëmjen e djeshme në “Tv Klan”, u mbajt prime i parë për emisionin më të ri, “Love Island” me moderatore Luana Vjollcën.
Mes një nate magjike dhe të mbushur me plot surpriza, u prezantuan edhe dy opinionistët e programit, Olti Curri dhe Dalina Buzi.
Gjithashtu në fund të programit, vilës iu bashkua edhe një tjetër konkurrent. Bëhet fjalë për boksierin shqiptar, Haris, por që jeton në Angli.
Ai vjen në “Tv Klan” pas një eksperience dy javore në Angli ku ishte pjesë po e të njëjtit emision, “Love Island”.
Në prezantimin e tij, Haris deklaroi: “Jam krenar që jam shqiprar“, frazë e cila si duket ka revoltuar mjaft ndjekësit e këtij programi.
Reagimet negative të ndjekësve ndaj deklaratës së Haris, vijnë pasi gjatë kohës që ishte pjesë e emisionit “Love Island” në Angli, ai nuk e pranoi dhe nuk e përmendi kurrë se është shqiptar.
Nga ana tjetër, një “kritikë” për “Love Island” e pati dhe Dalina. Në fund të programit, ajo tregoi se karrigia prej xhami ku qëndroi e ulur për më shumë se 3 orë ishte mjaft e pa rehatshme, duke u shprehur: “Shpirti im e di ç’ka hequr”. /Lokimagazine.com