Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

Nisur nga rasti më i fundit, ky është qëllimi i dënimit të dikujt me mijëra vjet burg

LokimagazineLokimagazine10 September, 2023

Me siguri keni dëgjuar të paktën një herë që disa institucione të drejtësisë nëpër botë kanë dënuar dikë me mijëra vjet burg.

Së fundmi, Faruk Fatih Özer, drejtori ekzekutiv i një prej pikave të shkëmbimeve të kriptove në Turqi, Thodex, u dënua me 11,196 vjet, 10 muaj dhe 15 ditë burg, për mashtrim, udhëheqje të një organizate kriminale dhe pastrim parash.

Në vitin 2016, Fethullah Gylen, udhëheqës i një lëvizjeje sociale dhe fetare dhe kundërshtar i presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, u dënua me 1,900 vjet burg me akuzën e përpjekjes për të organizuar një grusht shteti. Gjashtë vjet më vonë, Adnan Oktar (lider i një kulti), i cili u dënua për një sërë krimesh, duke përfshirë sulmin seksual, u dënua me më shumë se 8,600 vjet burg.

Edhe në shtete të tjera janë vendosur dënime të tilla. Për shembull, në vitin 2015, James Eagan Holmes u dënua 12 dënime të përjetshme dhe 3,318 vjet të tjera. Ai hapi zjarr në një kinema në Colorado duke vrarë 12 persona dhe duke plagosur 70 të tjerë.

Charles Scott Robinson u dënua me 30,000 vjet burg në vitin 1994 për gjashtë akuza për përdhunim të fëmijëve.

Në Tajlandë, gruaja e një oficeri të rangut të lartë në forcat ajrore, Mae Chamoy Thipyaso u dënua për operimin e një skeme piramidale që mashtroi rreth 16,000 njerëz duke u marrë qindra miliona dollarë kolektivisht. Në vitin 1989, Thipyaso dhe kolegët e saj u dënuan me 141,078 vjet burg.

Këto ishin vetëm disa nga shembujt e dënimeve me mijëra vjet burg. Cili është qëllimi i dënimit të dikujt përtej jetëgjatësisë se njeriut? Pra, pse duhet dënuar dikush me qindra apo edhe mijëra vjet burg kur një “burg pa lirim me kusht” ose “burgim i përjetshëm” do të kishte të njëjtin efekt?

“Çdo akuzë përfaqëson një viktimë,” ka shpjeguar më parë Rob McCallum, Zyrtar i Informacionit Publik për Degën Gjyqësore të Colorado-s.

Çdo akuzë kundër një krimineli të akuzuar, veçanërisht në një krim të dhunshëm, përfaqëson një qenie njerëzore dhe çdo jetë e humbur ose njeri i mashtruar a lënduar meriton të gjykohet individualisht.

Ligjet e dënimit ndryshojnë në të gjithë botën, por në institucionet e drejtësisë ku aplikohen dënime të tilla, arsyeja lidhet me qëllimin për t’u përfshirë të gjitha kimet e shumta të kryera nga i njëjti person.

Vërtet dënimi mund të duket i çuditshëm, por është një formë për të njohur palët e dëmtuara.

Related Posts

I përmendën ish-in, shpërthen në lot Egli Tako: “Është akumuluar…”

22 December, 2024

Vetëm një pjesë e vogël e njerëzve mund ta gjejnë personazhin shqiptar në foto

11 November, 2024

Father of Taylor Swift fan who died at Brazil concert speaks out: ‘No words to express my pain’

20 November, 2023

Historia prekëse e banores së BBVK: Si e kuptova që ‘motra’ ishte në të vërtetë nëna ime

17 November, 2023
Related Posts

I përmendën ish-in, shpërthen në lot Egli Tako: “Është akumuluar…”

22 December, 2024

Vetëm një pjesë e vogël e njerëzve mund ta gjejnë personazhin shqiptar në foto

11 November, 2024

Father of Taylor Swift fan who died at Brazil concert speaks out: ‘No words to express my pain’

20 November, 2023

Historia prekëse e banores së BBVK: Si e kuptova që ‘motra’ ishte në të vërtetë nëna ime

17 November, 2023
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • About Us
  • Privacy Policy
  • Contact Us
  • Terms and Conditions
  • Disclaimer
Loki Magazine is your ultimate source of celebrity and lifestyle news. Whether you want to know the latest gossip, the hottest trends, or the best tips, we have it all covered.

© 2025 Loki Magazine

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.