Edhe pse mbrëmë ishte nata e parë live e programit “Love Island Albania”, eleminimet nuk munguan.
Sergei ishte ishullori i parë i cili u largua nga vila e dashurisë, për shkak se nuk u përzgjodh nga asnjë prej vajzave konkurrente.
Fillimisht u duk se Sergei e mori me sportivitet eleminimin e tij, mirëpo në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, dëgjohet tek ai shan me fjalë banale ndër dhëmbë, fjalë këto të cilat nuk u dëgjuan gjatë Prime-t të djeshëm.
Kujtojmë se Sergei ishte mashkulli i cili u zgjodh nga 4 vajza qysh në punatën e parë për t’u bërë çift, mirëpo gjatë javës situata ndryshoi totalisht derisa rezultoi deri ne eleminimin e tij nga gara.