Monika Lubonja ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në një intervistë për programin “S’e Luan Topi”.
Ashtu siç jemi mësuar t’a shohim në çdo intervistë, edhe këtë herë aktorja nuk i shpëtoi pyetjeve rreth “Big Brother VIP”.
Përpos edicionit të parë ku ajo vetë mori pjesë, Monika u pyet edhe për ish banorët e edicionit të dytë, për të cilët hodhi një thumb të papritur.
Aktorja u shpreh në mënyrë ironike se të gjithë janë të zënë duke bërë filma, duke mos qenë aktor.
Monika: Kanë qenë shumë të zënë banorët, kanë filluar filmat nëse e keni vënë re. Kanë plasur filmat
Erjona: Mes të cilëve edhe kolegia jote, Gixhari
Monika: Gixhari është aktore, normal që i takon. Gixharit, Monikës e shumë të tjerë janë aktorë dhe i takojnë, por tani filmat po i bëjnë të tjerë.
Erjona: Për kë e kishe këtë ironi tani?
Monika: Për filmat që po shikojmë
Kujtojmë se ish banori i cili është pjesë e filmit krah Olta Gixharit është Luiz Ejlli, ndaj ky i fundit mund të jetë target i thumbit të Monikës.
Gjithashtu dyshja kanë patur jo pak herë përplasje virtuale me njëri tjetrin. Gjithçka nisi për shkak të një komenti të Luizit gjatë qëndrimit të tij në BBV, ku në mënyrë ironike e quajti Monikën ‘të sinqertë’.