Shtëpia e këngëtares së njohur Adelina Tahiri është grabitur.
Burime për ‘Prive’ kanë bërë të ditur se hajdutët e kanë pasur në fokus këngëtaren, të cilës i kanë vjedhur sende me vlerë në banesën që ajo ka në Selanik.
Madje aty Adelina kaloi pushimet me djalin dhe me motrën e saj. Dhe pse këngëtarja nuk ka reaguar personalisht për incidentin, burimet tregojnë se ngjarja ka ndodhur në fund të muajit gusht.
Grabitësit ende nuk janë kapur nga Policia.
Kujtojmë se artistja disa muaj më parë pranoi se martesa e saj me avokatin maqedonas Serjoza Markov është në krizë.
Ajo u shpreh asokohe se çdo marrëdhënie ka uljet dhe ngritjet e saj, por rëndësi ka dashuria që mbizotëron në fund.
Dhe që prej asaj kohe, çifti nuk ishi parë më krah njëri-tjetrit duke shtuar më shumë dyshimet se marrëdhënia e tyre kishte shkuar drejt ndarjes.
Mirëpo së fundmi, këngëtarja i dha fund zërave për ndarje pasi publikoi një foto ku shfaqet krah bashkëshortit dhe familjarëve të saj teksa ndodheshin me pushime.