Rina Balaj ishte planifikuar të këndonte këtë fundjavë në një mbrëmje muzikore në Zvicër.
Por diçka nuk ka shkuar siç duhet dhe reperja është detyruar që të kthehet në vendlindjen e saj.
Kështu së paku ka bërë të ditur vetë ajo përmes publikimit të një fotografie në InstaStory, ku ka treguar se është ndaluar në aeroport, duke mos u lejuar të kalojë.
“Kështu kjo ndodhi! Nuk mundem të performoj sonte për arsye të një problemi që më ka dalur te viza. Më vjen shumë keq, shihemi herave të tjera. Shumë shumë dashuri. Unë aktualisht në Aeroportin e Cyrihut duke pritur për fluturimin tim prapa për në Prishtinë”, ka shkruar Balaj në InstaStory.