Një tërmet i fuqishëm ka goditur Marokun qendror rreth orës 23:00, ku magnituda mësohet të ketë qenë 6.8 e shkallës Rihter.
Mësohet se lëkundjet janë ndier në Jug-Perëndim të Marrakeshit, një destinacion popullor turistik, ku deri më tani Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara vlerëson që 100-1.000 mund të kenë humbur jetën si pasojë e tërmetit të fuqishëm.
Sipas USGS, edhe humbjet ekonomike do të jenë të mëdha pasi ky tërmet ka shkaktuar një fatkeqësi të madhe.
Ndërkohë kanalet televizive në Marok raportojnë deri më tani të paktën 300 viktima, ku shumë nga vdekjet u tha se ishin në zona malore të vështira për t’u arritur ndërsa fitet për të paktën 153 njerëz u plagosën.