Duket se këngëtari i njohur, Luiz Ejlli, ka filluar me pastrimin e llogarisë së tij në Instagram.
Pasi hoqi nga lista e ndjekësve Krist Aliajn, ku dyshohet se shkak i këtij vendimi ishte një deklaratë e këtij të fundit, Luizi “i ka vënë vizën” një tjetër ish-banore të BBV.
Bëhet fjalë për Mikela Pupën. Nuk dihet se cila ka qenë arsyeja që çoi këngëtarin drejt këtij vendimi, mirëpo vetë Pupa ka bërë një reagim në Instagram.
E pyetur nga një ndjekëse se përse Luizi e hoqi nga “followers-at”, ajo tha:
“Tani e pash që më paska hequr“, shoqëruar me një foto të një mace të habitur.
Mikela i dha fund gjithashtu aludimeve nëse do të jetë pjesë e “Dancing With The Stars”, ku u përgjigj shkurt me një “JO”.