Hapja e puntatës së “Ftesë në 5” në gjuhën italiane nga moderatorja Bieta Sulo ka shkaktuar jo pak reagime në rrjet.
Ishte këngëtari Luiz Ejlli dhe aktorja Egla Ceno ata që bënë disa video ironizuese në rrjetet e tyre sociale duke imituar prezantimin e Bietës.
Nuk vonoi shumë dhe kjo e fundit erdhi me një reagim publik në Instagrim e saj.
Mesa duket Bieta e ka marrë me sportivitet këtë situatë, edhe pas reagimeve dhe imitimeve në rrjet, ndaj në postim ka shkruar:
“E lumtur për eksperiencën time në Mediaset @dorian_ramaliu & @devismuka. Pati goxha polemika dhe vendosa të kthehem. Un bacio forte😘
*cit nga fjala e hapjes së madhe e ditës së parë @tch_ftesene5
BIETA: Ciao Belli! Ciao fratelli d’Albania e sorelle d’Italia, un baccio forte. Muaahhh. Eee avete capito gia chi sto cittando. Li vedevo e quasi mi dispiacceva che sono sposati fellicemente ognuno per conto suo. Vabe… cosi e la vitta….. Ma ecco ci di nuovo insieme. Siamo sempre al
“Invito alle Cinque” ma abbiamo supperato il cinque, siamo alla sesta staggione. E come sempre avremo storie meravigliose da raccontare, storie da ridere, da piangere, e da pensare, ma avremo anche degli ospitti stupendi. Invito lui che a fatto furore anche questa estate… Kristiiiiii (Kristi nuk hyn)
BIETA: O Kristooo.
KRISTI: Non parlaro italiano, albaneso puro… Po jemi në Top Channel apo në Mediaset? Erdhën më morën tek Sheshi Italia. Vij këtu dëgjoj italisht. Thashë ça bëhet kshu? Italisht do e bësh emisionin ti?
BIETA: Jooooo me dy gjuhë. Ne kemi publik ndërkombëtar tashmě. Na ndjekin dhe shqiptarët. Kështu që do flasim ndonjëherë dhe shqip.
KRISTI: Ça po thu?
BIETA: pse çuditesh? A ke qenë vetë këtë verë nëpër plazhe këtu?
KRISTI: Po…
BIETA: Edhe? Cila ishte gjuha që dëgjoje më shpesh?
KRISTI: Italishtja….
BIETA: Ja praaaa. Deri sa ia morëm Puglias gjithë pushuesit, jemi të detyruar të flasim dhe italisht në emision. Edhe sot do kemi dy italianë, një që e do shumë Shqiperinë dhe një që ka mbajtur shënime çfarë nuk i ka pëlqyer këtu. Po të kthehemi tek ty njëherë….”