‘Kush fiton, e di sovrani’, Ilir Shaqiri do të fuste në ‘Big Brother VIP 3’ këta 3 konkurrentë

Në një situatë hipotetike, nëse do të rifutej sërish në “Big Brother VIP 3”, Ilir Shaqiri do të donte të përballej me dy personazhe të fortë të reality show-t.

I ftuar në programin e mëngjesit “Wake up”, balerini dhe fituesi i “Big Brother VIP 1” tha se do të kthente Donald Veshajn dhe Luiz Ejllin.

I pyetur se kush do të fitonte mes tyre, ai u shpreh: “Atë e di sovrani”.