Po flitet se Gigi Hadid dhe producenti muzikor Cole Bennet janë një romancë.
Cole më parë ka punuar me Blink-182, Lil Yachty, Post Malone, Justin Bieber, Kanye West dhe Eminem.
Ai gjithashtu zotëron kompaninë multimediale ‘Lyrical Lemonade’.
Modelja 27-vjeçare po i jep një shans të dytë dashurisë me biznesmenin 28-vjeçar, megjithatë lidhja e tyre sapo ka nisur pasi ata njihen prej kohësh por nuk kanë parë ndonjë potencial romantik mes tyre.
Siç zbuloi një burim i afërt për Us Weekly, dyshja “janë miq prej disa vitesh” dhe duket se e pëlqejnë shumë njëri-tjetrin.
Modelja thuhet se e sheh producentin e muzikës “të denjë” në krahasim me marrëdhëniet e saj të mëparshme.
Gjithashtu u zbulua se Gigi mund të jetë në kërkim të një marrëdhënieje më të qëndrueshme pas romancës së shkurtër me yllin e Hollywoodit.
“Ajo është gati për diçka më serioze”, shtoi burim.
Ndërkohë, Leonardo u fotografua së fundmi duke ndarë një puthje pasionante me Vittorian në Ibiza të Spanjës.
Modelja ishte e martuar më parë me DJ Matteo Milleri dhe u përfol se ishte takuar me aktorin në maj në Festivalin e Filmit në Kanë.
Vittoria u raportua se është shoqe me Gigin dhe ato kanë punuar së bashku në të kaluarën.