Dy hyrje të reja, njihuni me konkurrentët e radhës në “Love Island Albania”

“Love Island Albania” ashtu siç kishte premtuar po sjell plot surpriza.

Faqja zyrtare e programit sapo ka zbuluar edhe konkurrentin e radhës, i cili quhet Everaldo.

Ai është balerin me profesion dhe ka ardhur për të gjetur dashurinë përmes programit të Love Island, nën drejtimin e Luana Vjollcës.

Gjithashtu u zbulua edhe një tjetër konkurrente. Ajo quhet Xhoana dhe do i bashkohet kastit të të rinjve për të gjetur dashurinë dhe pse jo, për të fituar në fund edhe cmimin e madh.