Maestro tashmë me një program televiziv në Top Channel, ja ku do ta shohim së shpejti

Që pas daljes nga shtëpia e BBV, Armaldo Kllogjeri ka qënë mjaft aktiv me koncerte por tashmë do e shohim edhe në një program televiziv.

Sezoni i ri në Top-Channel ka nisur mjaft ritmik, me personazhe mjaft interesant në drejtimet e programeve dhe ” E Diell” ka njoftuar se së shpejti një rubrikë e re do i shtohet programit.

“Gurra Popullore” quhet rubrika më e re, ku ndër shumë personazhe të tjerë, do të jetë edhe Armando Kllogjeri, të cilit mund të themi me bindje që i përshtatet më së miri.

Shihemi tek “E diell në Top- Channel””, ka shkruar Kllogjeri bashkangjitur një postimit të bërë në profilin e tij të Instagramit.

Ka qënë gjithashtu faqja zyrtare e Instagramit të programit “E diell”, e cila ka prezantuar programin më të ri përmes një postimi, ku shkruhet: “Gurra Popullore”, rubrika më e re nis së shpejti në Top-Channel”.

https://www.instagram.com/p/Cw0bvjYNCvC/?utm_source=ig_embed&ig_rid=1cd8a411-a148-4711-8511-17a63069a370