Jo pak herë Krist Aliaj ka folur për marrëdhënien ‘ulje-ngritje’ me Luizin edhe jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Së fundmi ai ka ripostuar një video në InstaStory, ku e ka komentuar periudhën e miqësisë me Luizin si absurde dhe të çuditshme.
“Edhe pse ndonjëherë ishte absurde dhe e çuditshme – u argëtova shumë atje – si ky moment për shembull”– ka shkruar ai në postim.
Mirëpo duket se kjo deklaratë e Kristit nuk i ka pëlqyer aspak këngëtarit.
Kjo pasi pas postimit të videos, u vu re se Luizi e ka hequr nga ndjekësit në Instagram Kristin, ndërsa ky i fundit e ndjek akoma.
Nga ana tjetër, përsa i përket jetës sentimentale, Kristi është përfolur disa herë për një romancë me Dea Mishel për shkak se dyshja po shihen shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, por ata i kanë hedhur gjithnjë poshtë këto aludime.