Ariana Lirey ka folur sërish për lidhjen e saj me Don Xhon.
Ndonëse ky i fundit nuk ka reaguar asnjëherë dhe folur lidhur me këtë temë, modelja ruse nuk ngurron dhe përgjigjet sa herë pyetet për të.
Së fundmi në një bisedë me ndjekësit, ajo zbuloi se nuk kanë më komunikim.
“Jo, ne nuk komunikojmë. Dhe sinqerisht, nuk ka kuptim. Ndihem mirë vetëm, gjithçka ndodh në jetë. Të gjithë njerëzit që takojmë në jetë janë thjesht një fenomen i përkohshëm”, shkroi ajo.
“Por ju ende e doni atë, a e dinë familja e tij për lidhjen tuaj?”, pyeti një tjetër ndjekës më tutje.
Dhe bukuroshja Lirey nuk nguroi t’i përgjigjet duke shkruar: “Kur njerëzit duan, ata nuk largohen. Doli që ne ishim shumë të ndryshëm. Ne kemi qarqe të ndryshme shoqërore, interesi, besimi, parimi dhe nuk jam e lënduar. Jam mirë, ndaj e përfundojmë me këtë temë”, u përgjigj ajo.