Luiz Ejlli duket se ka ironizuar keq së fundmi moderatoren e njohur të “Top Channel”, Bieta Sulon.
Kjo e fundit u bë virale në TikTok për mënyrën se si vendosi të hapte një nga puntatat e saj në emisionin “Ftesë në 5”.
Pikërisht për këtë situatë, Luizi bëri një reagim në rrjetet sociale, ku dukshëm ironizonte moderatoren.
Luizi gjithashtu ka bërë pak më parë një reagim në InstaStory përsa i përket llogarisë së tij.
Ai tregoi se ka humbur verifikimin (tik-un blu) të Instagramit, duke shtuar theksuar më pas: “Unë përsëri ju uroj të gjithëve një jetë sa më të gjatë që të keni mundësi të shikoni suksesin tim. Me tick blu pa tick blu, me ig pa ig, këtu më keni”.