Si përfundim, a ia ka dhënë Luiz Ejlli 5 mijë eurot Ronaldo Sharkës? (Foto)

Gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP Albania”, Luiz Ejlli i bëri një premtim Ronaldo Sharkës.

Ai iu shpreh publikisht gazetarit se do i falte 5 mijë euro nëse shpallej fitues i reality show-t. Kjo e fundit ndodhi por a i ka marrë ato lek Sharka? Një postim i tij i fundit e mohon këtë.

Si fillim një ndjekës e ka pyetur në një mënyrë aspak të hijshme për lekët e premtuara Ronaldon.

“A i more ato 5 mijë euro o pabuks?”, i tha ndjekësi.

“Tani që e mendoj s’kam vërtetë bukë në shtëpi, duhet me ble”, ia ktheu Ronaldo me humor, duke mos dashur të tregojë më shumë.