Disa muaj më parë, Evi Reçi dhe Kledi Hysa vendosën të konfirmojnë romancën e tyre pas një sërë aludimesh në rrjet.
Në një intervistë të dhënë asokohe për revistën ‘Who’, çifti zbuloi se u njohën në një event.
“Ishte një event në dhjetor të vitit 2021 që ndryshoi gjithçka. Aty u takuam dhe le të themi se foli nënvetëdija jonë”, u shpreh Kledi
Për të folur më shumë për këtë romancë, ka qenë Evi Reci e ftuar së fundmi në një emisionin televiziv.
Ajo u shpreh se janë njohur nga shoqëria e përbashkët, ndërsa zbuloi dhe si e priti familja lajmin e lidhjes me të.
“Na kanë prezantuar, shoqëri e përbashkët, pastaj filluam të flisnim në instagram, gjërat erdhën natyrshëm. Tani që flasim kemi një lidhje në distancë dhe për momentin është mirë kështu si është. Çdo 2-3 javë mundohemi të takohemi, sigurisht që jemi duke e testuar derisa të vi momenti të vendosim. Familja ime e priti shumë mirë, mami e kishte ndjekur në Big Brother dhe e pëlqeu menjëherë sapo e mori vesh për ne. Jemi mirë, qetë deri tani por nuk di të them se çdo vi më pas për momentin nuk kam asnjë plan “- tha Evi.