Teksa 10 konkurentët po shijojnë aventurën e tyre në vilën e dashurisë në jug të Shqipërisë, publiku nga ana tjetër është “kritiku” dhe mbështetësi i tyre më i madh.
“Love Island” ka sjellë jo pak zhurmë që në javën e parë të transmetimit me ndodhitë e njëpasnjëshme brenda shtëpisë.
Por së fundmi një detaj specifik ka tërhequr më së shumti vëmendjen, përdorimi i telefonave në shtëpi nga konkurrentët. Për shumë prej ndjekësve është e paqartë se si ishullorët të cilët janë të izoluar, ju lejohet të përdorin telefona. Madje ata kanë nisur edhe me pyetjet (e jo pa të drejtë).
Nga ana tjetër ende nuk dihet as si telefonat janë futur në shtëpi, se sa akses kanë nga konkurentët e nëse kjo vjen me dënime nga pas. Madje me aq sa është parë deri më tani, herë pas here përmes telefonave, konkurentët marrin edhe mesazhe nga produksoni.
https://www.instagram.com/reel/Cw0UgVHt3ex/?igshid=MzRlODBiNWFlZA==
E gjitha mbetet një “mister i dyshimtë”, i cili pas pyetjeve të shumta të publikut, me siguri do të marrë përgjigje në ditët në vazhdim nga vetë produksioni.