Zbulohet surpriza që kishin menduar Luiz Ejlli dhe Elvis Pupa për fansat e tyre!

Para disa ditësh, Luizi dhe Elvis Pupa kanë treguar për ndjekësit se kanë një surprizë për ta që ende nuk e kanë zbuluar.

E mesa duket surpriza e tyre është bashkëpunimi muzikor, projekt për të cilin Luizi ka folur shpesh këto ditë.

Këtë e ka treguar vetë Elvisi me anë të një Instastory, ku ka postuar një foto, ku duket ai gjatë një videoklipi kënge dhe ka etiketuar Luizin.