Në rrjet është aluduar shpesh se moderatore e “Përputhen” do të jetë Kiara Tito.
Mirëpo pas mbarimit të “Big Brother VIP Albania”, u shtua dhe një emër tjetër, ajo e Efi Dhedhes. Madje për këtë të fundit disa burime e konfirmuan si moderatore të “Përputhen”.
E teksa aludimet vazhdonin ende, sot është konfirmuar se asnjë prej dy vajzave nuk do jetë moderatore e programit të dashurisë.
Bëhet fjalë për një tjetër emër dhe ajo është Megi Pojani. Bukuroshja e ka konfirmuar vetë lajmit se do jetë ajo moderatorja e “Përputhen”, duke shtuar se ky sezon do jetë on top.
“Isha në mes të stërvitjes me forcat speciale dhe u fsheha pas një kaçubeje vetëm për t’ju thënë që lajmi është i vërtetë. I repeat-lajmi është i vërtetë, duhet të shkoj tani. Gotta go! Zbrazni karikatoret e puçjeveeee”, tha ajo e kontaktuar nga Top Channel.
Megi Pojani vjen pas një sezoni të suksseshëm si prezantuese e “Big Brother Fan Club”.