Duket se “drama” mes tre personazheve të njohur, Ronaldo Sharka, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli nuk ka ndërmend të mbarojë.
Pas një sërë përplasjesh virtuale, këngëtari ka vendosur që të mos e ndjekë më Ronaldon në Instagram, një veprim që ka krijuar mjaft zhurmë.
Mirëpo edhe ky i fundit nuk ka ngelur duarkryq. Ai jo vetëm që ka vendosur që t’a “eleminojë” Luizin nga Instagrami, por gjithashtu edhe partneren e tij, Kiarën.
Kujtojmë që më herët “sherri” midis çiftit dhe Ronaldos nisi pasi ky i fundit konkurrent në “Kepin e Vip-ave” u shpreh se ky emision do t’i shkonte më shumë atij se Kiarës.
Pas kësaj nuk munguan kunjat në rrjetet sociale nga të gjitha palët e përfshira.
I pyetur në një bisedë virtual disa javë më parë në lidhje me raportin e tij me Kiarën dhe Luizin, moderatori u shpreh: “Unë jam njeri që i pranoj faljet. Kështu që po pres të më kërkojnë falje dhe të reflektojnë. Të gjithë gabojnë.”