Albano Bogdo rikthehet në ekran, ja ku do ta shohim

Aktori i humorit Albano Bogdo ka gjetur shtëpinë e re televizive për këtë sezon të ri, pas largimit nga “Klanifornia” i TV Klan.

Sipas mediave online, aktori është rikthyer dhe do e shohim në Vizion Plus, ekrani ku u bë i famshmë për publikun e gjerë me emisionin “Apartamenti 2XL”.

Te Vizion Plus, Albano pritet të ketë emisionin e tij, që do të transmetohet mbrëmjeve, si një “show” satirik.

Kujtojmë se ndarja e Albanos me televizionin ku qëndroi për disa vite nuk ishte aq paqësore, pasi aktori në një intervistë disa muaj më parë tregoi qefmbetje për mënyrën se si u larguan nga “Klanifornia” duke u njoftuar vetëm tre muaj më herët.