Mbrëmjen e djeshme, pas një pritje të gjatë ka startuar për herë të parë në Shqipëri emisioni i njohur, “Love Island”.
Teksa dihej se moderatore do të ishte Luana Vjollca, dje u prezantua edhe lista e plotë e konkurrentëve pjesmarrës.
Mes surprizave dhe dinamikave që në ditën e parë, programi gjithashtu e la një gjurmë në librin e rekordeve në vetëm pak minuta.
Për herë të parë katër vajza zgjodhën të njëjtin djalë.
Pas një mbyllje mjaft të suksseshme të programit, Luana Vjollca ka bërë reagimin e saj të parë në Instagram.
Ajo postoi disa foto të sajat, ku në sfond shihej helikopteri me të cilin bëri dhe hyrjen në program, dhe krahas shkroi:
“Kjo ishte “Love Island Albania” @loveisland.albania”.
https://www.instagram.com/p/CwvpOpeIoIX/?igshid=MzRlODBiNWFlZA==