Është konfirmuar prej kohësh edhe sezoni i dytë i “Big Brother VIP Kosova”.
Edhe këtë herë do të jenë moderator Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi. Lajmin e konfirmoi vetë moderatori në një postim në InstaStory.
Mirëpo mes një sërë kuriozitetesh të ndjekësve, Alaudini tregoi edhe çmimin e madh për fituesin e programit.
Ai tregoi se sikurse vitin e kaluar, edhe këtë vit fituesi i BBVK do të marrë me vete 200 mijë euro.