Prej pak kohësh, Neymar ka nisur karrierën e tij në ligen e Arabisë Saudite, teksa edhe ish-anëtari i ekipit të përbashkët Lionel Messi po korr sukses në SHBA.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, futbollisti brazilian ka habitur të gjithë teksa e ka cilësuar kohën e jetuar me Messin në ekipin Paris Saint-Gernain si “ferr”, pa dhënë asnjë shpjegim shtesë.
Është e qartë se ajo i referohet mënyrës se si drejtuesit i trajtuan çështjet e tij dhe argjentinasit, ofendimeve nga tifozët dhe sjelljes së përgjithshme ndaj tyre.
“Jam shumë i lumtur për sezonin që kishte Lionel Messi”, tha Neymar dhe vazhdoi:
“Por në të njëjtën kohë jam jashtëzakonisht i trishtuar sepse ai jetoi të dyja anët e medaljes. Ai arriti të kapte parajsën me Kombëtaren e Argjentinës, ndërkohë që me Paris Saint-Germain ai jetoi në ferr. Ne jetuam në ferr, ne të dy, unë dhe ai”.