Kjo javë nis me prapavijën e Jupitërit në Dem dhe të jep ca leksione të mëdha që do të të ndihmojnë shumë. Edhe prapavija e Mërkurit dhe bashkëveprimi i tij me Diellin sjell shumë ndryshime. Tani, le të flasim me detaje.
Dashi
Dëgjoje trupin tënd, i dashur Dash! Prapavija e Mërkurit të ndihmon që të kesh më shumë qëndrueshmëri në sferën e financave dhe të kuptosh më shumë se sa vlen në kompaninë apo profesionin ku punon. Në fundjavë, Hëna do të të motivojë që të ndiesh më shumë empati dhe dëshirë për t’u lidhur me të tjerët.
Demi
Ndalo për ca çaste, Dem dhe identifiko gjërat që të shqetësojnë. Këtë javë do të mësosh shumë dhe do të kuptosh më tepër mbi natyrën dhe temparamentet e njerëzve që të rrethojnë. Ji kurioz dhe i hapur për informacione të reja.
Binjakët
Merre me ngadalë dhe kupto se për të shkuar larg, duhet të shërohesh nga e shkuara. Mërkuri është në prapavijë dhe të thotë që të punosh më shumë me ambientin dhe njerëzit që i konsideron si “shtëpi” dhe pika referimi të jetës tënde. Hëna e Gaforres në fundjavë zgjon anën tënde sensuale dhe intime, ndaj kënaqësia dhe pasioni janë kryefjalët e 2 ditëve të fundit të javës.
Gaforrja
Prej kohësh ti po rilidhesh me komunitetin dhe miqtë e tu. Të hënën, kur Jupiteri shkon në prapavijë, të bën të rimendosh edhe njëherë raportin me shoqërinë, punën dhe komunitetin. Në mes të javës, do të pastrohet mjegulla që prej kohësh ka pllakosur mendimet e tua dhe do të kesh një ide më të qartë se ç’po ndodh përreth.
Luani
Lidhi fjalët me veprimet, Luan! Do të forcosh shumë pozitën tënde në fushën profesionale dhe do të vlerësoheshm më tepër në ambientin e punës. Me prapavijën e Mërkurit, do të shqetësohesh ca më shumë për situatën financiare.
Virgjëresha
Gjatë kësaj jave do të eksplorosh më shumë horizonte që gjithnjë të kanë zgjuar kuriozitetin. Udhëtimet dhe edukimi janë në planet e tua dhe këto do të jenë burimet që do të të shërbejnë me zgjerimin e horizontit.
Peshorja
Shko ku duhet të shkosh, e dashur Peshore! Do të zhvillosh ca biseda dhe do të krijosh lidhje të bukura dhe të thella, bazuar në biseda të ndjeshme dhe intime. Mërkuri do të të ndihmojë të çlirohesh nga disa zakone të vjetra që të dëmtojnë. Në fund të javës, do të kesh guximin të përballesh me gjërat që prej kohësh i ke shmangur.
Akrepi
Të kundërtat tërhiqen, në rastet kur kimia dhe lidhja është e bukur dhe domenthënëse. Kjo do të të ndodhë ty këtë javë, pasi të ribashkohesh me disa miq të vjetër, të cilët të kanë munguar, por për 1001 aryse, s’e ke marrë hapin për t’i kontaktuar. Me shumë gjasa, do të shkosh në një udhëtim të shkurtër këtë fundjavë, ndaj bëhu gati të argëtohesh.
Shigjetari
Shih me detaje gjërat që të rrethojnë, sepse ti e di më mirë se të gjithë që djalli fshihet në detaje. Kjo javë të nxit që të forcosh dëshirën për t’i parë gjërat më ndryshe se zakonisht. E mërkura të sjell ide të reja, kreative, që do t’i implementosh shpejt në projektet e tua.
Bricjapi
Ti e di se sa shumë vlera ke, Bricjap. Prapavija e Jupiterit të rikujton se sa të bukura janë gjërat që të sjellin gëzim dhe dashuri. Për to, nuk duhet të përpiqesh shumë, mjafton të jesh vetvetja dhe t’i ndjesh me zemër. Kjo javë do të të mbulojë me optimizëm dhe dëshirën për të bërë ca aventura.
Ujori
Ndaji ndjesitë e tua me të tjerët. Prapavija e Jupiterit që do të ndodhë të hënën të ndihmon të komunikosh qartë ndjesitë e tua dhe kjo do të forcojë jo vetëm marrëdhëniet, por edhe mirëqenien dhe paqen shpirtërore. Do të duhet t’i flasësh vetes me dashuri dhe mirësjellje dhe të përqafosh ca zakone të reja më të shëndetshme në përditshmërinë tënde.
Peshqit
Komunikimi është boshti që e rrotullon këtë javë. Do të flasësh me mend, do të jesh një dëgjues aktiv dhe do të krijosh besimin e duhur që njerëzit të rrëfehen tek ti. Mos harro të ëndërrosh shumë dhe t’i thuash universit dëshirat e tua.