“Ne artistët jemi pak të çuditshëm. Jemi aq të çuditshëm sa nuk e kuptojmë njëri-tjetrin se pse veproi dikush në një mënyrë të caktuar. Po të mos pyesësh sot se pse je distancuar me Dafinën nuk jam i sigurt, por e di që jemi të çuditshëm, dhe faji mbetet përher kopil.”- tregoi Noizy dy vite më parë në një intervistë për N.I.N teksa fliste për raportin e tij me Dafina Zeqirin.
Dyshja ka pasur disa ulje-ngritje në marrëdhënien e tyre ndër vite. Në 2018 u duk se ata lanë pas të shkuarën duke sjellë “A don love a don sex”, që rezultoi një sukses i vërtetë dhe kimia mes tyre u komentua nga të gjithë.
Gjithsesi, siç tha edhe Noizy një ‘keqkuptim’ ka bërë që ata të distancohen e mos të kenë atë raportin e ngushtë shoqëror.
Por, ndoshta dy artistët kanë vendosur të hapin një kapitull të ri…
Thënë kjo, revista “Class” vuri re pak javë më parë mbështetjen që Noizy tregoi ndaj projektit të fundit të Elgit Dodës me Dafinën. Ai shpërndau videon e këngës në Instastory teksa e shoqëroi me emojin e një duartrokitjeje.
Tani ka qenë menaxheri i VIP-ave dhe një person i afërt me Noizyn, që na ka ngacmuar lidhur me raportin e tyre. Ai ka shpërndarë videon e këngës së tyre “A don love a don sex” krah të cilës shkruan:
“Kur të fiksohet një hit që ka vite që ka dalë dhe pa marketing ka shkuar 27 milion. Imagjino ta marrin seriozisht këta ndonjë bashkëpunim çfarë bëhet?”