Disa ditë më parë, Krist Aliaj dhe Dea Mishel hodhën poshtë aludimet se mes tyre ka patur një romancë.
Ndërsa së fundmi, Kristi ka treguar se është në një lidhje dashurie.
Teksa ishte i ftuar në “Ftesë në 5”, ai shtoi se partnerja e tij është shqiptare, brune, studion në Angli dhe është shumë ndryshe nga vajzat e tjera ‘tipike shqiptare’.
“U takuam në një ekspozitë dhe më bëri shumë përshtypje se nuk kishte lidhje me vajzat tipike shqiptare. Në fillim bëri sikur nuk më njihte, ishte shumë e thjeshtë dhe më pëlqeu. Filluam folëm për art, bëmë foto që orën e parë. Pastaj u takuam pas një jave dhe folëm prapë për art. Kur themi folëm për art, nënkupton shumë gjëra të bukura, full çdo gjë”, tha Kristi, duke lënë të kuptohet për intimitet mes tyre.
Ndërsa sa i përket identitetit të saj, Kristi vendosi ta mbajë ende të fshehtë.