Duket se romanca e përfolur e Majk me Nita Krasniqin ka përfunduar ende pa nisur mirë.
Ndonëse dyshja nuk ka folur asnjëherë për këtë lidhje, fillimisht u dyshua nga prania e Nitës afër Majk në paraqitjet e tij, e më pas një foto e përbashkët e hedhur nga ajo.
Por duket se diçka ka ndodhur pasi mësohet se Nita nuk po ndjek më reperin në rrjetet sociale.
Nuk dihet nëse ka ndikuar dalja e fundit e Majk me ish-partneren e tij në ditën e parë të shkollës së djalit të tyre.