“Love Island Albania” ka ardhur për herë të parë në Shqipëri në Tv Klan, nën drejtimin e Luana Vjollcës.
Ky show zgjoi mbrëmjen e sotme mjaft emocione, por duket se surprizat nuk kanë mbaruar ende. Katër islanders patën një “përplasje” që në hyrje të emisionit.
Vajzat zgjodhën njëra pas tjetrës të njëjtin djalë dhe bëhet fjalë për Sergein, djalin simpatik i cili është i apasionuar pas muzikës dhe aktivitetit fizik. Vajzat që e zgjodhën Sergein janë Artemisa, Amadea, Sofiela dhe Irisi.
Faqja zyrtare e “Love Island Albania”, bën me dije se kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë në historinë e “Love Island”, që katër vajza të zgjedhin të njëjtin djalë.
Ndërkohë pati edhe surpiza nga ana e djemve, të cilët në disa raste hezituan të bënin një hap para për të treguar se kishin simpati për një vajzë. Ilda ishte vajza e vetme e cila nuk e zgjodhi Sergein.