“Love Island Albania” nisi sonte në Tv Klan me një prezantim të magjishëm. Drejtuesja e emisionit, Luana Vjollca na prezantoi më herët me vilën luksoze, e cila duhet ta pranojmë se ishte fantastike.
Vila luksoze ishte e mbushur plotë ngjyra, ashtu si dhe dashuria. Për tu njohur më shumë me ta po ju prezantojmë 10 islanders dhe jemi të bindur se ata do të kthehen në personazhet tuaj të preferuar.
Aleksandros, 25 vjeç, jeton në Greqi. “Misioni” i tij të shpërndajë energji pozitive, është një nga finalistët e “Love Island Grece”, ai vjen në “Love Island Albania ” për të gjetur dashurinë.
Salioni një djal energjik, banon në Tiranë i apasionuar pas modës dhe televizionit. Ai merret me marketing dhe modeling.
Gleni lindur në Peshkopi dhe jeton në Londër, punon në një biznes familjar, vjen në Love Island Albania për të njohur dhe dashuruar me një vajzë shqiptare.
Sergei nga qyteti i Fierit, ka pasion muzikën, aktivitetin fizik dhe i pëlqen bota e televizionit.
Stivi vjen nga qyteti i Tiranës, biznesmen dhe është i apasionuar pas verërave.
Artemis, jeton në Londër dhe vjen në Shqipëri për të përjetuar një eksperiencë ndryshe.
Amadea nga qyteti i Vlorës është make up artist, vjen në Love Island për të gjetur dashurinë dhe famën.
Sofiela jeton në Gjermani, punon si bariste në një strip club, ajo ka pasion kërcimin.
Irisi nga qyteti i Gjirokastrës, jeton ne Itali dhe është studente. Pasionet e saj më të mëdha janë udhëtimi dhe leximi.
Ilda nga qyteti i Fierit, banon në Tiranë është e njohur për publikun, ajo është influencer në rrjetet sociale.