Megjithëse aventura e Ardit Cunit nuk zgjati për shumë gjatë në sezonin e parë të “Big Brother VIP Albania”, ai ishte padyshim një ndër banorët më të komentuar.
Si për të mos mjaftuar fama që ai kishte si këngëtar, u zgjerua edhe më shumë nga vëmendja e fituar në reality show.
Këngëtari është mjaft aktiv edhe në rrjetet sociale si Instagram, ku shpesh ndan momente nga e përditshmja e tij. Kështu ka bërë së fundmi, ku teksa postoi një foto, i bashkangjiti shkrimin:
“Mos e merr nusen nëse nuk ta shtron mëngjesin kështu”, ku vëmendjen më të madhe e mori tavolina e mbushur sa për 5 apo 6 persona, por që i konsumoi vetë Arditi.
Komentuesit kanë reaguar menjëherë ndaj këtij posti, ku me shaka njëra prej tyre ka shkruar: “Qenke duke ngelur pa nuse”.