Duket se shtatori është i mbushur plot me evente dhe surpriza për moderatoren e njohur, Luana Vjollca.
Përpos nisjes së emisionit të saj të ri më 3 shtator, “Love Island” dhe shumë shpejt edhe “Zemër Luana””, sot Luana feston edhe ditëlindjen e saj.
E me këtë rast, ajo ka treguar edhe një nga dëshirat e saj. Në një postim në Instagram, Luana shkruan:
“Kjo ditëlindje më gjeti mes punëve e mes njerëzve të mi të afërt, gjithçka që uroj është të realizohem aq shumë sa të kem mundësi shumë të ndihmoj, të shërbej e të le gjurmë”.