Duket se fama që Luiz Ejlli ka fituar pas aventurës në “Big Brother VIP Albania” po kalon çdo limit.
Së fundmi këngëtari ka bërë një postim në Instagram, ku njofton se shitet një pronë.
Mirëpo ajo që mori vëmendjen është çmimi dhe shkrimi që kishte bashkangjitur shitësi.
“SHITET APARTAMENT 2+1 I MOBILUAR. Komshi me Luiz Ejllin”, shkruhej në njoftim, ndërsa çmimi ishte plot 450.000€.
Këtë njoftim e shpërndau Luizi në Instagram, të cilin e shoqëroi me nota humori.
Nuk dihet nëse kjo foto është e vërtetë apo ndonjë meme e bërë në rrjetet sociale.