Pak ditë më parë, futbollisti Lionel Messi luajti ndeshjen e tij të fundit me fanellën e ekipit francez, Paris Saint Germain.
Vetë ekipi francez konfirmoi se Messi nuk do të jetë më pjesë e ekipit të tyre pasi futbollisti nuk rinovoi kontratën.
Mirëpo pak minuta më parë, gazetari mjaft i njohur, Fabrizio Romano konfirmoi se Lionel Messin do ta shohim sezonin e ardhshëm si lojtar në ekipin amerikan, Inter Miami.
Një lëvizje që në minutat e para të konfirmimit ka shkaktuar shumë bujë.